Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 u fitua nga Oscar Piastri i McLaren, teksa në vendin e dytë doli Lando Norris dhe pas tij Lewis Hamilton.
Më shumë se për pozitën e tretë, Hamilton u bë lajm për përplasjen e tij me Max Verstappen dhe nxjerrjen jashtë loje për podiumin të tre herë kampionit të botës, që u rikthye në pistë dhe e mbylli garën vetëm në pozitën e pestë.
Rivaliteti mes Hamilton dhe Verstappen
Dyshja prej 2021 në garën e Hungarisë kanë pasur përplasje mes tyre, teksa e fundjavës së shkuar ishte e fundit, e cila për pak mund të rezultonte fatale, kjo pasi Verstappen "fluturoi" dhe humbi kontrollin e makinës, pasi u godit nga Hamilton në gomën e pasme të majtë.
Episodi ishte i diskutueshëm dhe rivaliteti intensi, me britanikun që tregoi anën e tij të vrazhdë, duke kaluar përtej garës së lejuar. Prej tre vitesh dhe 37 garash që të dy kanë qenë në podium, Hamilton dhe Verstappen kanë pasur më shumë se dhjetë duele tej limiteve dhe rregulloreve.
VEJA O VÍDEO DO MOMENTO EM QUE HAMILTON E VERSTAPPEN BATEM NO GP DA HUNGRIA???? pic.twitter.com/DTvxiRXZvD
— Estagiário da F1 (@EstagiariodaF1) July 21, 2024