Argjentina fitoi 1-0 kundër Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine. Ishte një perlë e Lionel Messit në minutën e 78-të të ndeshjes që vulosi takimin, me yllin e sulmit që shënoi nga goditja e dënimit.
Veç lojës së mirë, në fushë u vu re edhe një përplasje mes Messit dhe Lautaro Martinezit. Gjatë të njëjtit aksion, sulmuesi i Interit i ndërpreu rrugën kapitenit të tij, me Messin që u plas në tokë.
Kaq ka mjaftuar që në kanalet e komunikimit tifozët të sulmonin me komente negative Martinezin. "Lautaro, ti nuk je argjentinas. Apo, 'kontrollo pasaportën. Martinez nuk është argjentinas”, shkruajnë fansat në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Interit duket se nuk lëvizi kur Messi u fut në aksion, i cili në mënyrë të pashmangshme e goditi bashkëlojtarin sulmues dhe më pas u rrëzua në fushë.