VIDEO/ Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Valencia të Spanjës

10 Nëntor, 16:47| Përditesimi: 10 Nëntor, 16:49

  • Share

SPANJË - Përleshje të dhunshme shpërthyen në qendër të Valencias të shtunën (9 Nëntor 2024) mes mijëra qytetarë – sipas raportimeve, 130 mijë – dhe policisë, gjatë një proteste ku kërkohej dorëheqja e Carlos Mazón, guvernatorit të rajonit, i cili akuzohet nga qytetarët për menaxhimin e  dobët të situatës pas përmbytjeve biblike që goditën rajonin më 29 tetor.

Përmbytjet e tetorit lanë shkatërrime të mëdha në rreth 80 bashki dhe protestuesit argumentojnë se mungesa e protokolleve efektive të emergjencës e përkeqësoi tragjedinë.

Ndërsa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet, deri tani janë konfirmuar 223 viktima, ndërsa vazhdojnë kërkimet dhe për disa të zhdukur.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?