Ndihma për Tom Lockyer

VIDEO/ Pezullohet ndeshja e Premier League, kapiteni i Luton shembet në fushë për herë të dytë gjatë vitit! Pëson atak kardiak

16 Dhjetor 2023, 17:40| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:09

  • Share

Bournemouth - Luton (1-1) është pezulluar pas 59 minutash, pasi Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar atak kardiak. Kapiteni i Luton pësoi një panik për shëndetin gjatë finales së play-off-it të Championship në maj të këtij viti dhe u desh të largohej me barelë në Wembley.

Historia u përsërit në mënyrë shqetësuese në stadiumin Vitality këtë të shtunë (16 dhjetor) pasdite gjatë sfidës së Premier League.

Lockyer u rrëzua në pjesën e dytë të ndeshjes Premier League ndaj Bournemouth i pashqetësuar. Trajneri i tij, Rob Eduards vrapoi në fushë duke larguar lojarët, ndërsa mjekët nxituan në vendngjarje. Gjyqtari Simon Hooper i ktheu të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes ndërsa Lockyer merrte trajtim.

Pas disa minutash, ai u dërgua jashtë nga fusha për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë Luton ka reaguar dhe ka thënë se kapiteni i tyre është i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm, duke e ka kaluar rrezikun. Sipas raportimeve të fundit ai luante me pajisje në zemër pas një ndërhyrje disa muaj më parë dhe kjo i shpëtoi jetën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?