Një restorant në Los Anxhelos i mohoi aksesin ish-futbollistit Gerard Pique dhe të dashurë së tij, Clara Chía, nga vetë pronari i restorantit i cili është një fans i Shakira-s. Ky i fundit nuk e ka "miratuar" plotësisht marrëdhënien mes ish-futbollistit dhe 23-vjeçares.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe partnerja e tij u larguan nga një restorant ku iu refuzua shërbimi, vetëm se pronari është një fans i Shakirës dhe nuk e ka kapërdirë tradhtinë e Pique.
Kjo nuk është shfaqja e parë kur çifti i ri përbuzet nga fansat e Shakirës, pasi ajo zbuloi tradhtinë e Pique. Më herët janë publikuar video të çiftit jashtë një restoranti japonez ku ndodhi e njëjta situatë.