Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit ashtu edhe për turistë të shumtë që zgjedhin ta vizitojnë atë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa pamje spektakolare të kapura gjatë orëve të mbrëmjes, ku duket piramida e cila gëlon nga vizitorë të shumtë.
Piramida, e cila u ndërtua në vitin 1988 në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit Enver Hoxha, por që u mbyll 3 vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend, pas 2 vitesh punë (2021-2023) në rikonstruktimin e saj, u hap më 11 maj 2023 për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin
Po njerezit ku jane or teeeejjjjj
Përgjigju