Në "Mallorca Son Moix", vendasit e Mallorcas barazuan 2-2 kundër Barcelonës për raundin e shtatë në La Liga. Heroi i takimit ishte Vedat Muriqi, me shqiptarin që u shpall njeriu i ndeshjes pas golit dhe asistit te vendasit. Në ishull, "Pirati" zhbllokoi ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë, teksa rezultati u barazua nga Raphinha në të 41 minutë. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej në barazim, ishte Prats që shfrytëzoi asistin e Muriqit për të shënuar golin e dytë. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll 2-1, me Muriqin që e dërgon në tre numrin e golave sezonalë në kampionatin spanjoll. Në pjesën e dytë ishte Fermin Marin Lopez që vendosi ekuilibrat për Barçën, me rezultatin final që doli 2-2. Barcelona me 17 pikë vijon të jetë në krye të La Ligas, teksa ka një pikë dhe një ndeshje më shumë se Girona e vendit të dytë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Vedat Muriqi njeriu i ndeshjes me gol dhe asist, Mallorca ndal Barcelonën! Sevilla 'shuplakë' Almerias
S.Dh/ReportTv.al