Fabrizio Corona kishte premtuar lajme të reja për rastin e basteve sportive nga futbollistë apo zyrtarë në Serie A. Në faqen e tij të lajmeve, Dillingernews, mbreti i paparacëve publikoi një video në të cilën interviston burimin e tij nëpërmjet video-telefonatës ku shfaqet një foto e Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit, duke luajtur në kazino.
Ishte periudha e Covid-it pasi shihet qartë sesi trajneri i bardhezinjve kishte një maskë të bardhë në fytyrë. Kazinoja në fjalë ishte ajo në Monte Carlo dhe informatori i Corona shton detaje të tjera për Allegrin.
“Ka luajtur shumë. Në fakt, një herë fitoi 30 mijë euro dhe i dha 3000 një personi pranë tij duke thënë: ‘mbaje këtë, është fatura’ (e destinuar si fletë basti)".
Burimi i Corona-s në video-telefonatë shton më tej: “Shoku i tij i ka luajtur fletën e basteve dhe Allegri i ka dhënë 3000 euro për koston e fletë bastit”. Prandaj, Corona e shtyn atë pikërisht për çështjen e basteve, veçanërisht basteve të futbollit: "Ai ka vënë shumë baste në Serinë B nga kazinoja, ai e shikonte atë në celularin e tij. Jam 1000 përqind i sigurt", tha burimi.
Kujtojmë se javët e fundit skandali i basteve sportive ka përfshirë shumë titullarë të Serie A, që kanë qenë pjesë aktive e lojërave të fatit në platforma ilegale. Zaniolo, Fagioli, Sandro Tonali apo edhe Gatti e El Shaarawy janë disa nga emrat.