VIDEO/ Kristi kapet me Efin: Ti nuk ke guxim që të përballesh me Luizin në debat! Banorja: Jam e qetë se jam fituese

24 Prill 2023, 17:36| Përditesimi: 24 Prill 2023, 17:56

  • Share

Në shtëpi kanë nisur përplasjet e para, sa i përket dy finalistëve të parë Luizit dhe Efit. Kjo e fundit që natën që u shpall fituese ka qenë e heshtur në shtëpi, ndryshe nga ditët e para kur rihyri në shtëpi dhe kërkonte vetëm debat.

Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin.

Sipas Efit ajo nuk ka aspak frikë nga Luizi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa drejtesi: 24/04/2023 17:48

    E ke tepër edhe finalen,nuk ke fitore ti me 6 maj,shum padrejtesi,te ka dhene shum rendesi pruduksioni,nuk eshte gjthcka bukuria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?