Një debat i nxehtë në parlamentin e Senegalit gjatë së enjtes u kthye në një përplasje fizike midis dy deputetëve.
Përleshja ndodhi nga dy politikanë që vinin nga radhët e partisë në pushtet dhe opozitës. Një deputet i kësaj të fundit, Massata Samb, goditi me shuplakë në fytyrë deputeten Amy Ndiaye Gniby nga partia në pushtet dhe ky incident ndezi një sherr.
Sherri ndodhi në seancën e së enjtes 1 dhjetor gjatë një prezantimi të buxhetit.
Ajo reagoi menjëherë, duke marrë një karrige e cila e hodhi në drejtim të tij përpara se një grup politikanësh ta rrethonin për ta mbajtur që të që të mos shkaktonte incidente të tjera.
Seanca u pezullua ndërsa dy deputetët vijuan të fyenin dhe grushtonin njëri-tjetrin.