Trajneri Andrea Tedesco dhe sulmuesi Arman Durmishi

Sport

VIDEO/ 'Plas' te Kombëtarja U-17, sulmuesi i Juventusit kundër Tedescos: Trajneri ynë s'di, na duhet tjetër

27 Maj, 09:53| Përditesimi: 27 Maj, 09:56

  • Share

Vështirësia për të folur një shqipe të pastër, sinqeriteti i tepruar apo edhe zhgënjimi nga loja e ekipit kanë bërë që sulmuesi i Kombëtares U-17, Arman Durmishi, të tregojë klimën në ekipin kuqezi.

Në Europianin 2025 të mbajtur në vendin tonë, Shqipëria U-17 e futbollit pësoi 12 gola në tre ndeshje. Ekipet e Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë na shënuan nga katër gola, ndërsa ekipi kuqezi nuk mundi të shënonte asnjë duke u eliminuar.

Për sulmuesin 16-vjeçar që është pjesë e Juventusit, Arman Durmishi, fajtori është trajneri Andrea Tedesco dhe këtë e pranoi në “RTSH Sport”.

“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me ekipet e forta. Edhe ne jemi lojtarë të fortë, por kur kemi trajnerin që nuk di se çfarë të bëj me këta lojtarë të fortë, është më e vështirë. Nuk mund të luash dot për të fituar, me këta lojtarë që kemi na duhet trajner më i fortë”, tha Durmishi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?