VIP & Spektakël

VIDEO/ Poem Vula feston 2-vjetorin e lindjes, Ledri e uron në mënyrën më të ëmbël

14 Dhjetor 2022, 16:18| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 16:27

  • Share

Vogëlushja Poem Blu e njohur tashmë nga të gjithë, feston dy vjetorin e lindjes dhe babi i saj, reperi Ledri Vula e ka uruar në mënyrën më të ëmbël.

Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, ai ka përbledhur momentet e tyre më të bukura gjatë këtyre dy viteve.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti i babit”, ka shkruar ai krahas videos. Reperi Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha janë prindërit e vogëlushes Poem Blu, e cila tashmë njihet nga të gjithë, pasi dyshja shpesh ndan momente nga përditshmëria e tyre si familje, ku sigurisht ‘protagoniste’ është vajza e tyre.

Momentet e ëmbla mes tyre i shohim pothuajse çdo ditë nëpër rrjete sociale, ku tashmë edhe Poem Blu ka një llogari në Instagram që menaxhohet nga prindërit e saj.

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?