Real Madridi iu fal të martën dy penalltive të kthyera në gol nga Kylian Mbappe për të përmbysur 2-1 Marseille në ndeshjen e parë të raundit të parë në fazën e ligës të Champions League.
Penalltia e dytë dhënë në favor të 'Galaktikëve' ka krijuar polemika, pasi sipas ekspertëve në Evropë mbrojtësi Facundo Medina gjatë ndërhyrjes e ka pasur dorën në pozicion natyral. I këtij mendimi ka qenë edhe trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, i cili e quan të turpshëm vendimin e arbitrit.
"Mund të kishim fituar nëse do të kishim bërë pak më shumë. Kemi shumë lojtarë të rinj, nuk është e lehtë të krijosh lidhje shpejt, por ndoshta patëm pak frikë. Pas të kuqit të Carvajal duhej të kishim dhënë më shumë", tha ai.
Më pas trajneri u ndal edhe te penalltia e dytë, e cila sipas tij ishte një turp. Një prekje topi me dorë në zonë, në një kohë kur dora quhet në pozicion natyral, ka nervozuar italianin e Marseille.
“Ishte pak e turpshme, do ta thoja këtë edhe sikur të ishte në favorin tim. Nuk ishte penallti. Nuk mendoj se ishte kompensim për kartonin e kuq. Pas të kuqit duhej të shtynim më shumë. Duhet të mësojmë që këto ndeshje të bëhen normalitet për ne. Vetëm kështu bëjmë hapin e madh në mentalitet dhe ambicie", tha De Zerbi mes të tjerash.
Pas ndeshjes, edhe autori i dy golave, Kylian Mbappe është shprehur se vendimi ka qenë i çuditshëm dhe se është e vështirë të ketë 'logjikë në këtë vendim'.
HAHAHHAHA Real Madrid is the most disgusting institution in history. First UCL match of the season and they are robbing Marseille at home. Vardrid has no shame pic.twitter.com/PiGeDP88s3
— Le Prince (@AtletiPrince) September 16, 2025
Komente
