BRAZIL - Tragjedi në sportin brazilian. Portieri Antonio Enzo dos Santos Souza u rrëzua pasi priti penalltinë në ndeshjen e futsallit, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
I njohur si 'Pixe' për publikun e gjerë, portieri u çua nga parketi pasi ndali penalltinë dhe po vraponte për t'iu bashkuar shokëve të skuadrës në festë, kur papritur u shemb në tokë.
31-vjeçari u trajtua fillimisht në spitalin 'Zezinho de Freitas' dhe më vonë u transferua në spitalin lokal, por jeta e tij nuk mundi të shpëtohej. Shkaku i vdekjes nuk është njoftuar ende zyrtarisht.
Federata e Futsalit Pará (FEFUSPA) publikoi një deklaratë ku shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e portierit, duke e përshkruar atë si një atlet të përkushtuar dhe të talentuar.
"Prania e tij do të mbahet mend gjithmonë në fushë dhe jashtë saj, jo vetëm për lojtarin shembullor që ishte, por edhe për personin e veçantë që fitoi dashurinë e të gjithëve", tha organizata, duke i dërguar ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit rajonal të futsallit.
Komente
