Në prag të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 14 maj në Turqi, udhëheqësi turk, Rexhep Tajip Erdogan është filmuar sërish teksa u shpërndan para fëmijëve ashtu siç bëri pas tërmetit katastrofik të shkurtit, gjatë vizitës së tij në zonat e prekura.
Erdogan në lagjen Bagcilar të Stambollit ka nxjerrë para nga xhepi i tij dhe ka nisur t’i shprëdajë për fëmijët e pranishëm.
Ndërkohë që presidenti turk bënte këtë veprim, kalimtarët e pranishëm brohorisnin “Udheheqësi ynë, ne nuk do ia lëmë Turqinë tradhëtarëve” si dhe slogane të tjera pro tij.
Kjo video u kritikua ashpër nga mediat dhe partitë opozitare në vend.
Sipas mediave turke, lideri i opozitës, Kemal Kilinçaroglu mbizotëron në sondazhe përballë Erdogan, i cili ka humbur shumë mbështetje nga qytetarët pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima.
Bağcılar'da çocuklara para veren Cumhurbaşkanı Erdoğan, elindeki paraya uzanan kişiye böyle yanıt verdi: "Dur. Ayıp ayıp." pic.twitter.com/RON0GggffA
— FLASH HABER TV (@flashhabertvcom) April 3, 2023