VIDEO/ Prapaskenat e një konference, Asllani bën për të qeshur Rey Manajn! Jasir Asani spektator luksi

20 Qershor, 16:19| Përditesimi: 20 Qershor, 16:23

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi dje 2-2 me Kroacinë në raundin e dytë të Grupit B të Euro 2024. Kuqezinjtë janë me një pikë në këtë grup dhe ndeshjen e radhës e luajnë në Dusseldorf të hënën në orën 21:00 kundër Spanjës.

Përpara duelit me Iberikët, Rey Manaj doli para medieve në një konferencë për shtyp. Por sulmuesi nuk e ka pasur të lehtë, pasi shoku i tij, Kristjan Asllani nga përtej xhamit e ka "shqetësuar" duke bërë gjeste të ndryshme për ta nxjerrë nga vetja dhe ta bënte të qeshte.

Veç saj, në tryezat e gazetarëve ka qenë edhe Jasir Asani, spektatori i luksit që ka ndjekur konferencën. Klima në ekip dhe raporti i djemve kuqezi duket më shumë se i mirë përpara një ndeshje që mund të jetë historike, me Shqipërinë që edhe pse me shanse të ulta është në garë për të kaluar grupin.

Video nga i dërguari i Report Tv në Gjermani, Ernest Koçi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?