Goli i Marcus Rashford

Sport

VIDEO/ 'Predha' e Marcus Rashford që i dha fitoren Barcelonës kundër Newcastle në Champions League

19 Shtator, 10:28| Përditesimi: 19 Shtator, 10:30

  • Share

Në tokën e tij, aty ku është rritur dhe ka hedhur hapat e para në futboll, Marcus Rashford pa të shkëlqente me dopietë. Barcelona fitoi 1-2 në 'St. James Park' kundër Newcastle të enjten, për raundin e parë të fazës së ligës në Champions League dhe për këtë një 'tullë' e vendosi edhe anglezi.

Ishte ai që shënoi dy gola. Në minutën e 58-të Rashford zhbllokoi gjithçka pas pasimit të Kounde, ndërsa në minutën e 67-të lëshoi një 'predhë' nga jashtë zone, për ta ndalur në traun e poshtën të portës dhe më pas në rrjetë.

Një supergol që nuk u zbeh as nga Gordon në minutën e 90-të, që shënoi për vendasit golin e nderit. Forma e mirë e Rashford ka bërë që Hansi Flick të shprehet i lumtur për afrimin e verës.

"Goli është gjithmonë çlirues, kryesorja është të fitojë besim. Nuk është surprizë, sepse këtë e shohim edhe në stërvitje. Ky është vetëm hapi i parë i tij te Barcelona", tha trajneri Flick pas ndeshjes për Rashford.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?