Liridon Latifi dhe 'predha' që u ndal në rrjetë

Sport

VIDEO/ 'Predha' që u ndal vetëm nga rrjeta, Liridon Latifi shënon golin më të bukur në Europa League

22 Gusht, 10:32| Përditesimi: 22 Gusht, 10:34

  • Share

Shkëndija fitoi 2-1 me përmbysje kundër kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Golin e barazimit 1-1 për klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut e shënoi Liridon Latifi.

Fantazisti nuk u tremb nga distanca e madhe e goditjes së lirë (afro 25 metra), por lëshoi një të djathtë 'predhë' që u ndal vetëm nga rrjeta, pasi portieri Padt nuk kishte se çfarë të bënte në këtë rast. Padyshim një nga golat më të bukur të së enjtes në Europa League.

Tetovarët pas një jave luajnë në Bullgari dhe janë 90 minuta larg ëndrrës për të qenë për herë të parë në grupin e Europa League.


Lajmi kryesor:

Europa League/ Shkëndija përmbys 2-1 Ludogoretsin në Shkup, 90 minuta larg ëndrrës së grupeve


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?