Vorskla Poltava fitoi sot 2-0 me Minaj për raundin e 10 në kampionatin e futbollit ukrainas. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Taulant Seferi në minutën e 19-të. Sulmuesi shqiptar përfitoi nga një aksion i bukur dhe me një të djathtë "vrastare" e ndali topin pas krahëve të portierit Bandura. Në 10 ndeshje të zhvilluara në Ukrainë, 26 vjeçari ia ka dalë të shënojë dy gola.
Minuta në këtë duel mori edhe Ardit Toli, mesfushori që së fundmi mori ftesë edhe nga kombëtarja kuqezi. Në stol Totre që sot feston ditëlindjen e 26-të. Fitorja e Vorskla e dërgon ekipin e shqiptarëve në vendin e 8 në klasifikim me 11 pikë.