Armando Broja

Sport

VIDEO/ 'Prekje magjike', Armando Broja rikthehet të shënojë supergola me Everton

30 Mars, 13:52| Përditesimi: 30 Mars, 13:53

  • Share

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushe për tre muaj. Në stërvitjen e fundit me Everton, Broja ka dhuruar "një prekje magjike" për një gol që ka marrë vlerësimin e shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

23-vjeçari përfiton nga shpejtësia dhe përballë portierit pret topin me majën e këpucës duke bërë që parabola të përfundojë mbi kokën e portierit dhe të ndalet më pas në rrjetë.

Ka qenë Everton që ka publikuar golin në kanalet e komunikimit, aty ku tifozët kanë dhënë mjaft vlerësime. Tanimë Broja ka lënë pas lëndimin e 9 janarit dhe është i gatshëm për klubin e tij, teksa mori minuta edhe në Kombëtare.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?