Premier League në Angli ka zhvilluar këtë të mërkurë dy ndeshjet e prapambetura për javën e 7-të. Arsenali fitoi 4-0 me Evertonin, teksa Liverpool mori tri pikë në shtëpi duke mundur 2-0 Wolves.
Në "Emirates", Arsenali fitoi 4-0 me Evertonin për ndeshjen e prapambetur të javës së 7-të në Premier League. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të nga Saka, ndërsa Martinelli në minutat 45+1 dhe 80 shënoi dopietë. Odegard në të 71 minutë shënoi golin tjetër. Me 60 pikë pas 25 javëve, Arsenali mban vendin e parë në Premier League. Everton me 21 pikë mban vendin e 18-të.
Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Wolves në Premier League. Ndeshja e prapambetur për javën e 7-të në kampionat foli për vendasit e Klopp, që shënuan dy gola në pjesën e dytë. Van Dijk në minutën e 73 dhe Salah në të 77 minutë vendosën ndeshjen. Liverpool me 39 pikë pas 24 javëve mban vendin e gjashtë, ndërsa Wolves me 24 pikë renditet në vendin e 15-të.
Premier League - Ndeshjet e prapambetura:
Arsenal 4-0 Everton
Liverpool 2-0 Wolves
Renditja: