Gjatë vizitës së Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Moldavi ka nodhur një incident i vogël. Presidenti austriak u kafshua në dorë nga qeni i homologes së tij moldave, Maya Sandu.
Dy liderët po bënin një shëtitje në kopshtin e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur presidenti austriak tentoi të përkëdhelte qenin e presidentes moldave, i cili mbahej nga një person i sigurisë.
Kondruch, siç është emri i qenit të presidentit moldav, reagoi dhe kafshoi dorën e Va nder Bellen, raporton Reuters.
Presidentja e Moldavisë Maya Sandu i kërkoi falje homologut të saj austriak për incidentin fatkeq, duke pasur parasysh se qeni ishte frikësuar nga prania e të huajve.
Në një takim të mëvonshëm me kryetarin e parlamentit, Alexander Van der Bellen u shfaq me një fashë në dorën e dëmtuar.