VIDEO/ Presidenti gjerman në Katar, pret gjysmë ore në shkallët e avionit, askush nuk shkoi ta merrte

30 Nëntor 2023, 13:59| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 17:36

  • Share

Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier iu desht të priste për rreth gjysmë ore në derën e avionit që e çoi në Doha përpara se një zyrtar i Katarit të vinte ta mirëpriste.

Steinmeier priti në shkallët e avionit sepse ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi nuk u shfaq për ta pritur

Për të pritur Steinmeier-in më pas erdhi vetëm ambasadori gjerman në Katar, Lothar Freischlader. Ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi mbërriti pas 30 minutave dhe më pas u nis për një takim me Emirin Tamim bin Hamad Al Thani.

Në takim u diskutuan çështjet dhe zhvillimet në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për situatën në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze.

Mësohet se Emiri i Katarit theksoi rëndësinë e sigurimit të një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon, mbrojtjen e civilëve, ofrimin e ndihmës humanitare për banorët e Rripit të Gazës dhe gjetjen e zgjidhjeve mes dy shtete në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. 

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 01/12/2023 16:41

    Keshtu duhet. Askush nuk duhet ti prese kriminelet qe po bejn gjenocid ne palestine.

    Përgjigju
  • Hallo!: 30/11/2023 18:58

    Zehn minutën=10 minuta

    Përgjigju
    • Zari: 02/12/2023 10:36

      Po mir o burr, se gazetat tona e kan qejf ti fryjne pak lajmet. Leri te gezohen

  • Latif: 30/11/2023 17:47

    Pse nuk u ktheve mbrapsht???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?