Vinicius Junior dhe Florentino Perez

Sport

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

24 Nëntor, 18:17| Përditesimi: 24 Nëntor, 18:20

  • Share

Real Madridit nuk i del e keqja që Vinicius Junior nuk mundi të fitonte "Topin e Artë" dhe vendin e parë e siguroi Rodri i Manchester City. Pasi bojkotuan ceremoninë e 28 tetorit në Paris, Real Madrid është kujdesur që të zhvlerësojë sërish eventin.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka folur për këtë çështje duke përmendur edhe votën e gazetarit Besnik Dizdari të Shqipërisë, duke mos thënë të vërtetën.

"Pa impaktin e katër gazetarëve nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Asnjë nga këto vende as nuk e kanë përfshirë Viniciusin as mes 10 më të mirëve, nuk i kanë dhënë as një pikë”, ishin fjalët e Perez duke qeshur para sallës që e duartrokiste.

Diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi përfaqësuesi nga Shqipëria i ka dhënë tri pikë Viniciusit në këtë garë individuale.

Dizdari i ka dhënë 15 pikë Rodrit, 12 pikë Yamal, 10 pikë Carvajal, 8 pikë Bellingham, 7 pikë Rudiger, 5 pikë Haaland, 4 pikë Lautaro Martinez, 3 pikë Vinicius, 2 pikë Mbappe dhe 1 pikë Xhakës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bujari: 25/11/2024 19:11

    Fare nuk paska genjyre 3 pike ja ka dhene sikur mos me i dhene fare ,Vinicius ishte me i miri jo i dhjeti ne rradhe

    Përgjigju
  • Vini: 24/11/2024 22:30

    Po ky Dizdari nuk ka turp qe publikon kte votim skandaloz!! Kush merr vesh nga futbolli dhe i jep Vinicius 3 pike?? Vetem nje injorant, ose i shitur.... ose bastexhi. Turp qe na prezanton ky, shum turp.

    Përgjigju
  • Marketing: 24/11/2024 21:15

    Nuk ka marketing te keq apo te mire , me shume turist do te na vijnë

    Përgjigju
  • Llaqi: 24/11/2024 18:30

    “Gënjen publikisht për votat e topit të artë” Seriozisht e keni ju me kët artikull apo baba duka ju ka dhon naj lejla me myll gojën?! 3 pik për Vinin jan -12 pikë nga ky gazetar injorant dordolec. Vetëm mga votat që ka dhën dallohet orientimi i tij që vetëm për futboll nuk është. Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?