Incidenti i pazakontë: Presidenti i Rumanisë zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez (VIDEO)

7 Nëntor, 20:56| Përditesimi: 7 Nëntor, 21:04

  • Share

HUNGARI - Një incident i pazakontë është regjistruar me mbërritjen e presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë.

Një video virale në rrjetet sociale tregon momentin kur presidenti rumun zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez Viktor Orban, mikpritës i eventit.

Pasi doli nga makina, Iohannis kaloi rreth 20 sekonda duke biseduar me shefin e tij të protokollit dhe duke rregulluar veshjen e tij përpara se të përshëndeste kryeministrin hungarez.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?