Galatasaray fitoi 3-2 me Umraniyespor në raundin e 22-të të Superligës së Turqisë. Në këtë ndeshje vendimtar me dopietë ishte Mauro Icardi, që i dha tri pikë vendasve. Në fushë gjatë pjesës së dytë luajti edhe Rashica, që duket se ka mësuar Icardin sesi të festojë me shqiponjë.
Me ndeshjen që ishte 2-2, goli i Icardit në minutën e 83 të ndeshjes i dha tri pikë Galatasarayt. Argjentinasi ka shpërthyer në festë, teksa bie në sy bërja e "shqiponjës" nga Icardi. Kapiteni i ekipit nga Stambolli duket se ka mësuar nga Rashica, teksa ka bërë simbolin që më herët e ka bërë sulmuesi i Kosovës po me Galatasaray.