Në "Lumen Field" në Seattle, PSG fitoi 0-2 kundër vendasve të Seattle Sounders duke marrë një biletë për në fazën e 1/8. Golat e Kvaratskhelia në minutën e 35-të dhe Hakimit në të 66 i dhanë tri pikë me vlerë kampionëve të Evropës duke bërë që të kalojnë turin. Në fazën e radhës me eliminim PSG gjen Inter Miamin që në gjirin e vet ka ish-in e francezëve, Lionel Messin. Dueli luhet më 29 qershor.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Humbje 'e ëmbël' për Botafogon, Atletico kthehet kokëulur në Madrid! PSG fiton dhe përballet me Messin në 1/8 e Botërorit të Klubeve
S.Dh/ReportTv.al
