Festa e PSG-së

Sport

VIDEO/ PSG tjetër nivel, përmbys 3-1 Aston Villan dhe prenoton gjysmëfinalet e CHL

10 Prill, 08:50
  • Share

Në "Parkun e Princave" në Paris, kampionët e Francës, PSG përmbysi 3-1 Aston Villan. Ishin miqtë nga Birminghami që befasuan dhe në minutën e 35-të shënuan një gol për manual me Rogers. Vetëm katër minuta më vonë Doue vendosi ekuilibrat me një supergol nga jashtë zone, duke shtangur në katërkëndësh Emi Martinez. Djemtë e Luis Enriques dolën nga dhomat e zhveshjes me tjetër lojë dhe në minutën e 49-të gjetën avantazhin me Kvaratskhelia. Në shtesën e dytë të ndeshjes Nuno Mendes shënoi edhe golin e tretë për vendasit, me duelin që u mbyll 3-1.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Barcelona 'shtyp' Dortmundin me 4 gola dhe prek gjysmëfinalet e Champions League, PSG përmbys 3-1 Aston Villan


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?