Milan ia doli të fitonte 4-2 kundër Slavias së Pragës në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Paçka katër golave, kuqezinjtë nuk mund të udhëtojnë të relaksuar në Çeki më 14 mars.
Një nga autorët e golave për kuqezinjtë ishte edhe Pulisic. Amerikani shënoi golin e fundit, teksa puna më e madhe e aksionit ishte nga Leao. Pulisic pas ndeshjes tha se nuk ishte i sigurt nëse topi do shkonte në rrjetë prandaj e devijoi, duke "i vjedhur" golin e sigurt portugezit.
"Nuk isha i sigurt nëse topi do të kalonte mbi vijë, kështu që e shtyva në portë. Sigurisht që i kam edhe statistikat e mia për numrin e golave të shënuar dhe asistimeve, por më të rëndësishme janë fitoret e ekipit. Të gjithë duam të shkojmë në finale dhe të fitojmë atje”, tha Pulisic për Sky Sport Italia pas takimit.
Nën zë thuhet se lojtarët kanë debatuar në dhomat e zhveshjes dhe se raporti mes tyre nuk është shumë miqësor.
I think defender has a chance at clearing this and Pulisic did the right thing to ensure a automatic goal pic.twitter.com/xr1wFCRH4q
— Joshinho (@Josheenyoo) March 8, 2024