VIDEO/ Punimet drejt fundit, ‘Tregu i Rusit’ në Shkodër hapet më 15 dhjetor

2 Dhjetor, 13:27| Përditesimi: 2 Dhjetor, 14:52

  • Share

Shkoder - Tregu i Rusit do të hapet në datën 15 Dhjetor.

Një fakt i tillë është bërë më dije nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm në Shkodër.

Ai e cilësoi këtë si një dhuratë që vjen për tregtarët me qëllim që të rikthehen sa më parë në kushte tashmë optimale të tregut e rikonstruktuar të Rusit.

Tregu i Rusit, është përfshirë në rikonstruksion prej disa muajsh. Pavarësisht afatit që kishte firma për ta përfunduar vitin e ardhshëm është bërë e mundur përshpejtimi i punimeve me qëllim që për festat e fundvitit ky treg të jetë i hapur dhe funksional për të gjithë banorët e Shkodrës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?