Video/ Punon në Greqi, por shtëpia iu ringrit nga e para, emigranti falenderon Veliajn në Skype

29 Dhjetor 2020, 18:42| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 18:52

  • Share

Mes shtëpive të rindërtuara nga Bashkia e Tiranës, ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi edhe atë të Ylli Troksit në Farkë, i cili prej vitesh punon si emigrant në Greqi.

Por gjatë një bisede në Skype me kreun e Bashkisë së Tiranës, pikërisht nga shtëpia e tij e re, Ylli i tha Veliajt se tani është gati të lërë punën e tij të vështirë në bujqësi në Lamia të shtetit helen dhe të kthehet në vendin e tij, në Shqipëri, ku siç shprehet ai, puna e bërë në këto 8 vite qeverisjeje ka bërë që edhe ndryshimi të jetë shumë i madh. 

“Qysh nesër e lë! Vetëm të kem punën atje. Jua bëftë Zoti mbarë e mirë! Sa keni bërë ju për 8 vjet, po të kishit qenë 20 vjet, Shqipëria sot do ishte super Amerikë,” shprehet i zoti i shtëpisë së rindërtuar, pas shkatërrimit të tërmetit të 26 Nëntorit. 

Kryebashkiaku Veliaj, i cili iu dorëzoi të afërmve të Ylli Troksit certifikatën e pronës dhe dokumentin hipotekor të shtëpisë së sapombaruar u shpreh se vendi ynë ofron punë edhe më të mirë për të. 

“Do vijë një ditë që do e lësh Greqinë. Do vish të rrish këtu, se atë punë atje mund ta bëjmë edhe këtu, për bukuri”, u shpreh Veliaj në videotelefonatën mes tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?