Qazim Laçi ka gjetur golin e dytë këtë sezon me Spartën e Pragës në kampionatin çek të futbollit. Për javën e 19-të të kampionatit, Sparta ia doli të merrte tri pikë në shtëpi me fitoren 2-1 kundër Teplice.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë, me Qazim Laçin që vendosi ekuilibrat në minutën e 72-të. Një aksion i shpejtë dhe "ping-pongo" në zonë, bënë që mesfushori i Kombëtares të godiste me të djathtën dhe të vendoste ekuilibrat, për t'i hapur rrugë fitores që u arrit në fundin e sfidës.
Pas golit, i gjithë stadiumi në kor brohoriti emrin e Laçit. 27-vjeçari nga Peshkopia po kalon një sezon të mirë dhe ka luajtur 16 ndeshje si titullar në "Fortuna Liga".