Pamje nga vendngjarja

VIDEO/ Qëllohet për vdekje shoferi pasi ‘përplasi’ makinën në konsullatën kineze në San Francisko

10 Tetor 2023, 11:00| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:07

  • Share

Policia e San Franciskos ka qëlluar për vdekje një shofer, i cili përplasi makinën e tij në konsullatën kineze.

Sipas BBC, të cilës shqiptarja.com i referohet personi në fjalë ka qenë duke drejtuar mjetin teksa papritur u përplas në zonën e hollit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Popullore të Kinës, e cila trajton vizat.

Menjëherë, Policia e San Franciskos shkoi në vendngjarje, duke qëlluar për vdekje shoferin me të cilën u përballën në hollin e konsullatës.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur makina tip “Honda” blu qëndron në holl, ndërsa dhjetëra njerëz po largoheshin nga ndërtesa e konsullatës.

Përmes një deklarate konsullata dënoi incidentin, duke shtuar se ai përbënte një kërcënim serioz për sigurinë e stafit të saj dhe njerëzve të tjerë në vendngjarje.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të dhunshëm dhe rezervojmë të drejtën për të ndjekur përgjegjësinë për incidentin”, thuhet në deklaratë.

Policia tha se ka nisur gjithashtu hetimi për rastin, për të marrë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.

San Francisko do të presë Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor muajin e ardhshëm me presidentin kinez Xi Jinping që pritet të marrë pjesë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?