Janë publikuar pamjet kur policia gjermane ka neutralizuar 17-vjeçarin nga Kosova, i cili dy ditë më parë qëlloi me thikë në stomak, mësuesen e tij në ambientet e shkollës në Essen të Gjermanisë.
Adoleshenti nga Kosova, pasi qëlloi me thikë mësuesin e tij, u arratis nga vendngjarja, por u arrit të lokalizohej nga policia gjermane rreth 3 km nga vendngjarja, në afërsi të një parku.
Sipas Bild, i riu tentoi që të sulmojë edhe efektivët e policisë, të cilët e qëlluan me armë zjarri dhe e lanë të plagosur rëndë, ndërsa më pas ndërroi jetë.
Në pamjet e publikuara, vërehen efektivët e policisë që pasi e kanë qëlluar të riun nga Kosova, qëndrojnë disa metra larg tij.
Ndërsa i riu, i cili shfaqet i gjunjëzuar, pas disa momenteve rrëzohet dhe humb ndjenjat. Ai u transportua drejtë spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Po ashtu bëhet me dije, se mësuesja e cila mbeti e plagosur rëndë, raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.
Ngjarja solli reagime të shumta në Gjermani për nivelin e sigurisë në shkolla.
Komente
