Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram.
I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë 'Fuck you'.
Kur transmetimi u rikthye iu drejtua komentuesve:
'Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!"
Në një reagim tjetër në facebook Rama tha se po punon me shpirt dhe pasion për ta bërë Shqipërinë europiane.
Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram. I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë 'Fuck you'.
Në një reagim tjetër në facebook Rama tha se po punon me shpirt dhe pasion për ta bërë Shqipërinë europiane.
Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)