Kronikë
Sociale

VIDEO/ Rama zbulon projektin e ri për Sharrën: Shikoni çfarë po ndodh m'u në zemër të vendit

24 Maj 2018, 12:40| Përditesimi: 24 Maj 2018, 14:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka njohur qytetarët me një tjetër projekt, që po realizohet në kryeqytet. Bëhet fjalë për Sharrën, që sipas kreut të qeverisë, mbledhja, përpunimi dhe prodhimi i energjisë nga mbetjet do të bëhet përmes një modeli të ri standardesh evropiane, me zero impakt negativ për ajrin.

NJË FAKT SHEMBULLOR KUNDËR HIRIT TË SYVE. A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre, retë e helmeve mbi tërë zonën e Kombinatit dhe ujrat e helmuar prej degradimit nën diell e nën shi të mijëra tonelatave mbetje në mëshirën e fatit?! Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë! Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter.

Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë.

Kryeministri Edi Rama

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shalesi: 26/05/2018 02:19

    Eshte nje biznes qe Populli nuk e don se eshte e rrezikshme

    Përgjigju
  • Malsori: 24/05/2018 20:10

    ..nuk bohen me "shkop magjik"..,po pak nga pak..,gur gur bohet Kalaja..,mjafton qe mos ta prishni noten..,duhet optimizem dhebashkepunim o shoke..,se Shqipnia asht e t"gjitheve...!..eh ty t"lumte e tu'ngjatt'jeta Baca Ram..!

    Përgjigju
  • fffff: 24/05/2018 19:44

    uje ne vrime.

    Përgjigju
    • Lule: 26/05/2018 03:19

      Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla? Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet? Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë. Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  • Kafsha: 24/05/2018 17:05

    “Nga e thëna në të bërë i ndan një det i tërë”- thotë populli.

    Përgjigju
    • bledi: 25/05/2018 09:37

      sikur ke ven emrin edhe fliske

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?