Në "Olimpico" të Romës, Lazio mundi 1-0 Leçen me gol të Felipe Anderson në minutën e 58-të. Dueli pa te miqtë në fushë edhe Ylber Ramadanin, që luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në stol. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, por vetëm dy kartona të verdhë. Duhej minuta e 58-të që Luis Alberto të pasonte te Felipe Anderson, me brazilianin që mposhti Falconen në portë, duke bërë që puliezët të dilnin pa pikë. Lazio me këtë sukses shkon në kuotën e 33 pikëve për vendin e gjashtë, ndërsa Leçe me 21 pikë mban pozitën e 13-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fiton 3-1 ndaj Romës dhe 'blindon' vendin e tretë, Lazio mposht Leçen! Cagliari 'tërbon' Bolognan në Serie A
S.Dh/ReportTv.al