Sport

VIDEO/ Reagimi që po bëhet 'hit' në rrjetet sociale, Mbreti i Spanjës nuk e beson kur mëson moshën e Lamine Yamal

21 Qershor 2024, 16:10| Përditesimi: 21 Qershor 2024, 16:22

  • Share

Është 16 vjeç, por në fushën e lojës duket si një veteran. Ylli 16-vjeçar i Barcelonës shkëlqeu me Spanjën në fitoren e këtyre të fundit 1-0 me Italinë në Grupin B të Euro 2024.

Pasi spanjollët siguruan kalimin e grupit si vend i parë pas vetëm dy ndeshjesh, mbreti i tyre shkoi për t’i lavdëruar në dhomën e zhveshjes. Mbreti Felipe VI shtrëngoi duart me të gjithë lojtarët duke i përgëzuar dhe kur arriti në Yamal, e pyeti: “Sa vjeç je?”.

Kur ai u përgjigj “16”, mbreti spanjoll vendosi duart në kokë me me mosbesim. Të gjithë në dhomën e zhveshjes shpërthyen duke qeshur me reagimin e fytyrës së Mbretit dhe tashmë ky reagim është bërë viral në rrjetet sociale.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?