Goli i de Tomas

VIDEO/ Real Madrid ngec 1-1 në derbin e vogël të kryeqytetit, skuqet Carvajal! Ivan Balliu luan titullar

18 Shkurt, 16:16| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:18

  • Share

Në "Futbol de Vallecas", Rayo Vallecano e Ivan Balliut barazoi 1-1 me Real Madridin, duke bërë që "Galaktikët" mos shkëputen në renditja dhe gara për titullin e kampionit të jetë më e zjarrtë në elitën e Spanjës. Miqve të Ancelottit iu deshën vetëm 180 sekonda për golin e parë, me Joselu që shënoi shpejt. De Tomas barazoi nga penalltia në të 27 minutë dhe paçka rasteve skuadrat ndanë nga një pikë. Real Madrid e mbylli këtë ndeshje me dhjetë vetë, kjo pas daljes me karton të kuq të Carvajal në fundin e duelit.

Titullar në këtë sfidë Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë duke u ndëshkuar me karton të verdhë në të 45+4 minutë. Me 62 pikë Real Madrid është në krye të renditjes, gjashtë pikë më shumë se Girona (një ndeshje më pak) ndjekëse. Vallecano me 25 pikë rikthehet te barazimi pas tre humbjeve dhe qëndron në vendin e 14-të.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madrid humb shansin e shkëputjes, Vallecano e Balliut e ndal 1-1! Myrto Uzuni shënon golin e 7-të në La Liga, Muriqi titullar në humbjen e Mallorcas


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?