Festa e Villareal

VIDEO/ Real Madrid pëson humbjen e dytë sezonale, Villarreal i bën 'gjëmën' madrilenëve! Muriqi s'e ndihmon dot Mallorcan

7 Janar 2023, 18:19| Përditesimi: 7 Janar 2023, 22:55

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 16-të. Villarreal mori një fitore me shumë vlera në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Realin e Madridit. "Galaktikët" pësojnë humbjen e dytë sezonale, duke i lënë terren Barçës kryesuese që ka edhe një ndeshje më pak. Në 18:30 Mallorca fitoi 1-0 me Valladolid falë golit të Prats në minutën e 90+4, me Muriqin që ishte në fushë nga minuta e parë. Në 21:00 Espanyol barazoi 2-2 me Girona.

Në "Estadio de la Ceramica", Villarreal fitoi 2-1 me Realin e Madridit. Djemtë e Ancelottit pësojnë humbjen e dytë sezonale, teksa "Nëndetësja e verdhë" bën për "ujë të ftohtë" Realin. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Duhej minuta e 47 që Pino të zhbllokonte ndeshjen për vendasit. Në minutën e 60-të, Benzema barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tre minuta më vonë, Moreno po nga 11 metra kaloi në avantazh Villarrealin. Edhe pse ndeshja zgjati 100 minuta, "Galaktikët" nuk mundën të barazonin. Me këtë fitore, "Nëndetësja e Verdhë" shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, teksa Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 38 pikë. Po 38 pikë ka edhe Barcelona kryesuese, që luan nesër kundër Atletico Madrid.

La Liga - Rezultatet:

16:15 Villarreal 2-1 Real Madrid

18:30 Mallorca 1-0 Valladolid

21:00 Espanyol 2-2 Girona

Renditja:

Ora 18:29
Për herë të parë në histori, Real Madrid prish traditën 121 vjeçare

Real Madrid humbi 2-1 në transfertë me Villarreal për javën e 16-të në La Liga. Veç humbjes, përshtypje bëri edhe formacioni i Carlo Ancelottit. Për herë të parë në historinë 121 vjeçare të klubit, asnjë lojtar me kombësi spanjolle nuk e nisi ndeshjen titullar për Real Madrid.

Ora 18:20
VIDEO/ Villarreal bën surprizën e madhe, mposht Real Madridin në La Liga pas 100 minutave lojë! 'Buzëqesh' Barcelona

Në "Estadio de la Ceramica", Villarreal fitoi 2-1 me Realin e Madridit. Djemtë e Ancelottit pësojnë humbjen e dytë sezonale, teksa "Nëndetësja e verdhë" bën për "ujë të ftohtë" Realin. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Duhej minuta e 47 që Pino të zhbllokonte ndeshjen për vendasit. Në minutën e 60-të, Benzema barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tre minuta më vonë, Moreno po nga 11 metra kaloi në avantazh Villarrealin. Edhe pse ndeshja zgjati 100 minuta, "Galaktikët" nuk mundën të barazonin. Me këtë fitore, "Nëndetësja e Verdhë" shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, teksa Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 38 pikë. Po 38 pikë ka edhe Barcelona kryesuese, që luan nesër kundër Atletico Madrid.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?