Vinicius pas golit të shënuar

VIDEO/ Real Madrid rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve, 'Galaktikët' fitojnë me Espanyolin! Valencia del nga zona e ftohtë

11 Mars 2023, 22:58
  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 25-të. Me fillim në 14:00, Real Madrid fitoi 3-1 me Espanyol. Pas dy barazimeve në kampionat, djemtë e Ancelottit ia dolën të marrin pikët e plota me përmbysje. Në 16:15 Elche barazoi 1-1 me Valladolid, në 18:30 Celta fitoi 3-0 me Rayo Vallecano. Në 21:00  Valencia fitoi 1-0 me Osasunën duke dalë nga zona e ftohtë.

Në "Santiago Bernabeu", Real Madridi fitoi 3-1 me Espanyolin për javën e 25-të në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelottit përmbysën miqtë nga Katalonja, me Espanyolin që kaloi në avantazh me Joselu në minutën e tetë. Vinicius Junior në të 22 minutë vendosi ekuilibrat, teksa Militao në të 39 përmbysi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në 90+3' Asensio shënoi për 3-1. Real Madrid me 56 pikë mban vendin e dytë në kampionat, gjashtë pikë më pak se Barça që luan nesër. Espanyol nga ana tjetër me 27 pikë gjendet në vendin e 13-të.

La Liga - java 25-të:

Real Madrid 3-1 Espanyol

16:15 Elche 1-1 Valladolid

18:30 Celta Vigo 3-0 Rayo Vallecano

21:00 Valencia 1-0 Osasuna

Renditja:

Ora 16:02
GOLAT/ 'Remuntada' në La Liga, Real Madrid fiton mes 4 golave në 'Bernabeu'

Në "Santiago Bernabeu", Real Madridi fitoi 3-1 me Espanyolin për javën e 25-të në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelottit përmbysën miqtë nga Katalonja, me Espanyolin që kaloi në avantazh me Joselu në minutën e tetë. Vinicius Junior në të 22 minutë vendosi ekuilibrat, teksa Militao në të 39 përmbysi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në 90+3' Asensio shënoi për 3-1. Real Madrid me 56 pikë mban vendin e dytë në kampionat, gjashtë pikë më pak se Barça që luan nesër. Espanyol nga ana tjetër me 27 pikë gjendet në vendin e 13-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?