VIDEO/ Juventus është katastrofë, Milan poker në shtëpi! Chelsea përmbys Dinamon, Broja merr minuta! Dortmund barazim në transfertë, City s'njeh kundërshtar! Real Madrid dhe Leipzig kalojnë

2 Nëntor 2022, 23:15| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 12:53

  • Share

Champions League zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës tetë ndeshjet e fundit në grupe. Në18:45 u zhvilluan dy duele. Real Madrid fitoi 5-1 me Celtic, ndërsa Shakhtar Donetsk u mposht 0-4 nga RB Leipzig në Poloni. Në 21:00 u zhvilluan edhe gjashtë duelet e tjera. Milan fitoi 4-0 me Salzburg, Chelsea mundi 2-1 me përmbysje Dinamon e Zagrebit, Copenhagen barazoi 1-1 me Dortmund, ndërsa Juventus u mund 1-2 në shtëpi nga PSG. Benfica "shkërmoqi" 1-6 Macabi Haifa, teksa Manchester City fitoi 3-1 me Sevillan.

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 5-1 me Celtic, duke e mbyllur grupin F me 13 pikë si kryesues. Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, që gjeti avantazhin me golin e Modric nga 11 metra. Sërish nga penalltia Rodrygo shënoi golin e dytë në minutën e 21, duke vendosur në "kasafortë" tri pikët. Juranovic për Celtic humbi 11 metërshin në minutën e 35, me pjesën e parë që u mbyll 2-0. Në 45 minutat e dyta Reali shënoi edhe tre herë të tjera me Asension në minutën e 51, Vinicius në minutën e 61 dhe Valverde në të 71 minutë. Në fundin e sfidës, Jota shkurtoi për 5-1. Me 13 pikë, Real Madrid e mbyll në vendin e parë grupin F, një pikë më shumë se Leipzig.

Në Varshavë, Shakhtar Donetsk u mposht 0-4 nga RB Leipzig. Skuadra gjermane gjeti golin me Nkunku pas 10 minutash, teksa në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera me Silva, Szoboszlai dhe autogolin e Bondar. Leipzig kalon në 16 ekipet më të mira në Europë, duke e mbyllur grupin F me 12 pikë, një më pak se Real Madrid kryesues.

Në "San Siro" Milan fitoi 4-0 me Salzburg duke u kualifikuar si e dyta në grupin E pas Chelsea. Për skuadrën e Piolit shënuan Giroud me dopietë në minutat 14 dhe 57, Krunic në të 46 dhe Messias në minutën 90+1. Kuqezinjtë tanimë janë mes 16 skuadrave më të mira në Europë.

Në Torino, Juventus humbi 2-1 me PSG duke mos i bërë dot ballë furisë së francezëve. PSG siguron kalimin si e dyta në grupin H me 14 pikë, po aq sa ka edhe Benfica. Juventus vetëm në vendin e tretë për në Europa League me tre pikë. Për PSG shënuan Mbappe në të 13 minutë dhe Mendes në të 69 minutë. Bonuci shkurtoi në minutën e 39. Në Londër Chelsea fitoi me përmbysje 2-1 me Dinamo Zagreb. Goli i Petkovic në të 7 minutë u përmbys nga Sterling dhe Zakaria. 23 minuta luajti edhe Broja.

Skuadrat që u kualifikuan në 1/16 e Champions League janë: Napoli, Porto, Bayern, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Man City, Benfica, Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht, Milan, RB Leipzig, Dortmund, PSG.

Kujtojmë se shorti për fazën e 1/16 në Champions League do zhvillohet të hënë në 7 nëntor në orën 12:00.

Rezultatet:

18:45

Real Madrid 5 - 1 Celtic (Modric 6' (p), Rodrygo 21' (p), Asensio 51', Vinicius 61', Valverde 71' / Jota 83')

Shakhtar Donetsk 0 - 4 Leipzig (Nkunku 10', Silva 50', Szoboszlai 62', Olmo 68')

21:00

Milan 4 - 0 Salzburg (Giroud 14', 57', Krunic 46'. Messias 90+1)

Chelsea 2 - 1 Dinamo Zagreb (Sterling 18', Zakaria 30' / Petkovic 7')

Copenhagen 1 - 1 Dortmund (Haraldsson 41' / Hazard 23')

Juventus 1 - 2 PSG (Bonuci 39' / Mbappe 13', Mendes 69')

Macabi Haifa 1 - 6 Benfica (Chery 26' / Ramos 20', Musa 59', Grimaldo 69', Otamendi 73', Araujo 90+1, Joao Mario 90+3')

Manchester City 3 - 1 Sevilla (Leuis 52', Alvarez 73', Mahrez 83' / Mir 31')

Renditja:

 

Ora 23:09
VIDEO/ Milan 'i frikshëm' në Champions, 4 gola dërgojnë kuqezinjtë në 16 skuadrat më të mira në Europë

Në "San Siro" Milan fitoi 4-0 me Salzburg duke u kualifikuar si e dyta në grupin E pas Chelsea. Për skuadrën e Piolit shënuan Giroud me dopietë në minutat 14 dhe 57, Krunic në të 46 dhe Messias në minutën 90+1. Kuqezinjtë tanimë janë mes 16 skuadrave më të mira në Europë.

 

Ora 23:07
VIDEO/ Juventus 'lë nam', PSG fiton në Torino mes 3 golave! Zonja në Europa League

Në Torino, Juventus humbi 2-1 me PSG duke mos i bërë dot ballë furisë së francezëve. PSG siguron kalimin si e para në grupin H me 14 pikë, po aq sa ka edhe Benfica. Juventus vetëm në vendin e tretë për në Europa League me tre pikë. Për PSG shënuan Mbappe në të 13 minutë dhe Mendes në të 69 minutë. Bonuci shkurtoi në minutën e 39.

 

Ora 20:37
VIDEO/ Leipzig poker golash në transfertë, gjermanët ndjekin Real Madridin

Në Varshavë, Shakhtar Donetsk u mposht 0-4 nga RB Leipzig. Skuadra gjermane gjeti golin me Nkunku pas 10 minutash, teksa në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera me Silva, Szoboszlai dhe autogolin e Bondar. Leipzig kalon në 16 ekipet më të mira në Europë, duke e mbyllur grupin F me 12 pikë, një më pak se Real Madrid kryesues.

Ora 20:35
VIDEO/ Tre penallti dhe 6 gola, Real Madrid leksione Celtic në Champions League

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 5-1 me Celtic, duke e mbyllur grupin F me 13 pikë si kryesues. Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, që gjeti avantazhin me golin e Modric nga 11 metra. Sërish nga penalltia Rodrygo shënoi golin e dytë në minutën e 21, duke vendosur në "kasafortë" tri pikët. Juranovic për Celtic humbi 11 metërshin në minutën e 35, me pjesën e parë që u mbyll 2-0. Në 45 minutat e dyta Reali shënoi edhe tre herë të tjera me Asension në minutën e 51, Vinicius në minutën e 61 dhe Valverde në të 71 minutë. Në fundin e sfidës, Jota shkurtoi për 5-1. Me 13 pikë, Real Madrid e mbyll në vendin e parë grupin F, një pikë më shumë se Leipzig.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?