Real Madrid fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos dhe siguron vendin e dytë në kampionat. Në derbin e vogël të qytetit, Galaktikët shënuan me Mbappe në minutën e 30-të dhe Vinicius Junior katër minuta më pas, gola që në fund ishin vendimtar për tri pikët. Megjithëse Diaz shkurtoi për Vallecanon në ekstremin e pjesës së parë, ky duel u buzëqeshi të besuarve të Carlo Ancelottit. Në këtë duel për miqtë 20 minuta nga fundi u aktivizua edhe Ivan Balliu. Me 57 pikë Real Madrid mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta sa Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak. Vallecano mbetet në vendin e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atletico Madrid hap fals në derbi, Real Madrid fiton dhe barazon Barçën në krye të La Ligës
S.Dh/ReportTv.al
