VIDEO/ Real Madrid tri pikë me vuajtje në 'Bernabeu', skuadra e Ancelottit në ndjekje të Barcelonës

11 Nëntor 2022, 10:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 12:40

  • Share

Real Madrid fitoi 2-1 me Cadiz për javën e 14 në La Liga. Dueli i zhvilluar në "Bernabeu" pa kampionët në fuqi të Spanjës të vuanin në minutat e fundit, me Cadiz që mund të barazonte ndeshjen. Galaktikët gjetën avantazhin pas 40 minutave lojë me Militao. Mbrojtësi u harrua në zonën kundërshtare, teksa me kokë nuk e pati të vështirë që të dërgonte topin në rrjetë.

Pjesa e dytë do sillte sërish golin e vendasve, me Kroos që në të 70 minutë shënoi një supergol. Topi i mbetur jashtë zone shfrytëzohet nga gjermani, që me goditje fluturimthi mposht gardinain mik. Kroos edhe këtë herë nuk mjaftohet me gol të zakonshëm, duke nxjerrë nga repertori një gjuajtje fenomenale.

Fundi i ndeshjes s'ishte i lehtë për skuadrën e Ancelottit, që pësoi gol në minutën e 81 me Perez. Courtois në portë nuk u tregua i sigurtë në dy momente, duke bërë që drithërimat të pushtonin tifozët në momentet e fundit. Pas minutës së 90 tri pikët shkuan për llogari të Real Madrid, që mban vendin e dytë në klasifikim me 35 pikë, dy më pak se kryesuesit e Barcelonës. Cadiz me 11 pikë renditet në vendin e parafundit në La Liga.

Ora 12:22
VIDEO/ Luka Modric 'del huq' me portën bosh, Ancelotti: Sa mirë që Kroacia e publikoi listën për Kupën e Botës

Real Madrid fitoi dje në mbrëmje 2-1 me Cadiz për javën e 14-të në La Liga. Dueli nuk ishte i duhuri për Modric, që humbi një rast të pastër shënimi në minutën e 79 të ndeshjes, kur rezultati ishte 2-0 për Galaktikët. Me portën e boshatisur, kapiteni i Kroacisë e ka dërguar sferën jashtë. Pas rastit Carlo Ancelotti u ngrit nga stoli dhe duartrokiti mesfushorin, teksa pas ndeshjes e vendosi në lojë. "Është mirë që trajneri i Kroacisë e publikoi listën për në Botëror para këtij rasti", tha italiani duke qeshur.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?