Kylian Mbappe kundër Osasunës

Sport

VIDEO/ Real Madrid vuan, penalltia e Mbappe i jep fitoren kundër Osasunës! Xabi Alonso debuton me tri pikë në La Liga

20 Gusht, 08:35| Përditesimi: 20 Gusht, 08:37

  • Share

MADRID, Spanjë - Real Madrid fitoi 1-0 kundër Osasunës në 'Santiago Bernabeu'. Për raundin e parë në La Liga, 'Galaktikët' iu falën një penalltie të kthyer në gol nga Kylian Mbappe, teksa ndeshja nuk ishte e lehtë.

Me skemën 4-3-3, Xabi Alonso kishte në lojë emra si Guler, Tchouameni, Valverde, Diaz, Vinicius apo Mbappe, por nuk mundi të gjente shpejt golin. Duhej minuta e 51-të kur një aksion personal nga Mbappe, bëri që mbrojtësi mik të shkaktonte faull në zonë dhe kryesori ta drejtonte gishtin nga pika e bardhë. Penalltinë e mori përsipër Mbappe, i cili e ndali në rrjetë për t'i dhënë tri pikë të tijve dhe një debutim fantastik Xabit në stol. Në fund Osasuna e mbylli ndeshjen me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Bretones.

Për t'u theksuar se në këtë duel për Real Madrid debutoi edhe 18-vjeçari argjentinas Mastantuono, për të cilin këtë verë 'Galaktikët' paguan 45 milionë euro për ta blerë nga River Plate.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?