Getafe 0-1 Real Madrid

Sport

VIDEO/ Real Madridi ‘këmba-këmbës’ Barcelonës, triumfon 0-1 në derbin kundër Getafes

24 Prill, 10:34| Përditesimi: 24 Prill, 10:35

  • Share

Real Madridi fitoi 0-1 derbin kundër Getafes në shtëpinë e këtyre të fundit, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion në La Liga.

Në "Coliseum Alfonso Perez" vendasit e Gatafes nuk ia dolën të merrnin pikë kundër gjigantëve të Real Madrid, me "Galaktikët" që fituan me vështirësi në një ndeshje që u vendos nga goli i Arda Guler në minutën e 21-të të pjesës së parë.

Derbi i vogël ishte në ekuilibër dhe Getafe u tregua e fortë kundër një rivali që në letër nuk llogaritet. Kështu, Real Madrid ngjitet në kuotën e 72 pikëve pas javës së 33-të në La Liga dhe mban vendin e dytë me katër pikë më pak se kryesuesit e Barcelonës.

Veç rivalitetit për titullin në La Liga, Real Madridi dhe Barcelona do diskutojnë të shtunën e 26 prillit edhe trofeun e Kupës së Mbretit, në finalen që luhet në Sevilla dhe merr jetë në orën 22:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?