Foto e një rakete të pretenduar si izraelite në Siri

Bota
Top 24

Regjimi i Assadit tregon muskujt: Rrëzuam nëntë raketa Izraelit!

17 Prill 2018, 08:47| Përditesimi: 17 Prill 2018, 14:15

  • Share

Televizioni shtetëror sirian pretendon se mbrojtja ajrore e Assadit i ka bërë ballë një “agresioni të ri”, duke rrëzuar “nëntë raketa izraelite” mbi zonën e Homsit në zonën qendrore të vendit.

Televizioni shtetëror shfaqi fotografitë e një rakete që u rrëzua në qiellin mbi bazën ajrore, vetëm disa ditë pas sulmit të SHBA, Britanisë dhe Francës ndaj objektivave siriane si kundërpërgjigje për një sulm të dyshuar kimik mbi qytetin e Doumas, pak larg Damaskut.

Media Qendrore siriane e drejtuar nga qeveria tha se raketat kishin si objektiv bazën ajrore të Shayratit në Homs.

Ajo nuk e shtjelloi dhe nuk tha se kush i ndërmori bombardimet ajrore në orët e para të së martës në mëngjes.

Një burim ushtarak tha për The Sun se të paktën nëntë raketa u shpërthyen në ajër dhe mediat sociale lokale akuzuan Izraelin për këtë sulm.

Video gjatë një alarmi të rremë, mbrojtja ajrore siriane lëshon raketat

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?