Një rrugë e përmbytur në San Jose de Ocoa, Republika Dominikane

VIDEO/ Republika Domenikane përfshihet nga shirat e rrëmbyeshëm, 21 viktima

20 Nëntor 2023, 09:26
  • Share

Shirat e dendur kanë goditur Republikën Domenikane gjatë 48 orëve të fundit, duke vrarë të paktën 21 persona, përfshirë 3 të mitur.

Katër nga personat që humbën jetën në incidente të veçanta ishin shtetas amerikanë dhe tre të tjerë ishin shtetas të Haitit, sipas Qendrës për Operacionet e Emergjencave (COE).

Presidenti i Republikës Domenikane Luis Abinader i cilësoi reshjet më të dëndura ndonjëherë në vendin e Karaibeve, raporton BBC.

Ai tha gjithashtu se nga pasnesër të mërkurën do të pezullohet funksionimi i shkollave dhe universiteteve, për të “garantuar sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve”.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?