Qyteti i Shkodrës prej mëngjesit është përfshirë nga reshje intensive shiu. Intensiteti i lartë ka krijuar probleme në disa akse të qytetit.
Në pamjet që ofron Report Tv, segmentet ku janë krijuar probleme, janë ato pranë qendrës së qytetit në sheshin Nënë Tereza dhe pranë Bulevardit Bujar Bishanaku.
Me uljen e intensitetit të reshjeve ne terren kanë dalë edhe punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër të cilët po bëjnë edhe lirimin e pusetave nga papastërtitë. Rreth mesditës situata është përmirësuar.
Komento