Një Kuran rreth 100-vjeçar është restauruar në Laboratorin Qendror të Restaurimit, i cili është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Lajmi është dhënë nga vetë institucioni, i cili ka treguar se ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me “kirurgjinë”.
Ndër të tjera, kjo drejtoria ka treguar se restaurimi i librave të shenjtë kërkon një përkujdesje të posaçme dhe për këtë proces nevojiten dorashka, maska dhe pajime metalike.
Libri i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton cilindo që zotëron një dokument të rëndësishëm që po bjerret dita-ditës, për ta çuar tek restauruesit të cilët do ta risjellin në jetë.